“Ka shpenzuar 798.3 mln euro për lukse”/ Deputetja e PD sërish akuza Ramës për udhëtimet private: Kush i ka paguar fluturimet drejt Suedisë dhe Gjermanisë








Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka reaguar sërish pas sqarimit që bëri kryeministri Rama një ditë më parë lidhur me akuzat e shpenzimeve për udhëtimet private.

oriolapampuri

Në një deklaratë, Pampuri thotë se Rama nuk u ka dhënë përgjigje për udhëtimet e tij me charter drejt Gjermanisë dhe qëndrimin në një prej hoteleve luksoze të Ëildband.

Gjithashtu Pampuri i drejtohet me pyetje kryeministrit nëse ka udhëtuar me charter privat drejt Suedisë gjatë ditëve të fundit.

Sipas deputetes demokrate, Rama ka shpenzuar mbi 790 mln euro për lukse gjatë 8 viteve në pushtet.

Deklaratë e Partisë Demokratike, deputetja Orjola Pampuri

Me batuta alla foltore, Edi Rama njoftoi dje shqiptarët se paratë e taksave të tyre i kishte shpenzuar për të udhëtuar drejt Mynihut për të dhënë një intervistë për hallin e tij, për të pastruar imazhin e nxire nga krimi dhe korrupsioni

Rama nuk u dha pergjigje Shqiptarëve se kush e ka paguar qëndrimin në  resortin lluksoz në Ëildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Ëittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake.

Rama nuk u dha pergjigje shqipëtarëve me paratë e kujt ka zhvilluar udhetimin e fshehtë me charter, që vetëm karburanti i kushton 120 mije euro? Sot në emër të Shqiptarëve po e pyesim sërish Edi Ramën:  A ka udhëtuar ditët e fundit me charter në drejtim të Suedisë?

Kush i ka paguar paratë e këtij udhëtimi? Edi Rama nuk i ikën dot përgjegjësisë për shpenzimin e parave të shqiptarëve me batuta bajate. Në kushtet kur 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri, Kur 50% e familjeve shqiptare,  nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.

Kur 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në tajon të energjisë, Edi Rama me paratë e tyre kryen udhëtime për hallet e tij dhe jo të shqiptarëve. Vetem për luks në 8 vite, Edi Rama ka shpenzuar 798.3 milionë euro nga paratë e shqiptarëve.

Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar.  Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.