“Ka shumë ‘demokratë pushteti’ dhe jo opozite”/ Ervin Salianji komenton largimet nga dega e Korçës: Betejën e kemi me PS. Ja rruga për të zgjidhur problemin










Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka komentuar largimet e fundit të partisë në këtë degë, sic ishte rasti i kryetarit Andrea Mano apo edhe sekretarit.

salianji korce

Në fjalën e tij, gjatë një takimi me strukturat, ku u vendos që kjo parti të drejtohet nga tre nënkryetarët, Salianji u shpreh se opozita është mision dhe betejën Partia Demokratike e ka me PS dhe jo me ndonjë kundërshtar lagjeje, sic u shpreh ai.

Sipas tij, rruga për të zgjidhur problemin e krijuar është ajo e bisedimit me njeri-tjetrin. Ai theksoi se nga 146 seksione të PD, vetëm 15 kanë problematika.

“Shumë njerëz nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë janë ‘demokratë pushteti’ dhe nuk janë dot demokratë opozite. Ne duhet të qartësohemi nëse kemi kundërshtar Niko Peleshin apo kemi kundërshtar ndonjë nëpër lagje? A kemi kundërshtar ne Partinë Socialiste dhe Rilindjen që në mënyrë të përsëritur godet mundin dhe sakrificën e gjithë qytetarëve, por duke nisur nga demokratët? Të sqarojmë tani se 15 seksione kanë problematika që është larguar kryetari ose sekretari i seksionit nga 146 seksione që ka Partia Demokratike. Pa diskutim që rruga e cila duhet zgjedhur dhe zgjidhet në këto raste është të ulemi dhe të flasim me njëri-tjetrin. Për të bërë të mundur që të gjithë ti japim zgjidhje. Sepse cila është kërkesa? Të dëmtohet PD në opozitë?”, u shpreh Salianji.

Ndër të tjera, deputeti Salianji kujtoi se në Korçë PD ka marrë një rezultat zgjedhor më të mirë se ai i vitit 2013.

“Nuk është e lehtë dhe kjo është mëse e kuptueshme të përballesh me një regjim. Por duhet thënë që qarku i Korçës është qarku i katërt me rezultatin më të mirë në rang kombëtar për Partinë Demokratike. Përpara Korçës është vetëm Kukësi, Dibra dhe Lezha. Në 2013 ne ishim në pushtet, kishim njësitë të qeverisjes vendore, pothuajse të gjithë komunat e bashkisë së sotme të Korçës dhe kemi marrë diçka më shumë se 30% të votave. Ndërkohë që në procesin e 25 prillit ne kemi marrë më shumë se 40%”, tha Salianji.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *