“Ka shumë ligje që duhen miratuar dhe anuluar, por…”/ Basha tregon: Ja vendimi i parë që do të marr sapo të vij në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se vendimi i parë që do të marrë sapo të vijë në pushtet është kufizimi i pushtetit vetëm në dy mandate.

basha

Teksa udhëtonte për një takim elektoral në Kavajë, Basha shfrytëzoi mundësinë për t’iu përgjigjur qytetarëve.

Sipas Bashës, një tjetër vendim i rëndësishëm që do të anulohet është taksa në rrugën e Kombit.

“Kam shumë ligje që duhen anuluar dhe duhen miratuar. Por norma e parë do të jetë kufizimi i pushtetit, jo më shumë se dy mandate.

Ka dhe ligje të tjera, ligji për arsimin e lartë, heqja e traut në rrugën e Kombit dhe anulimi i koncesioneve korruptive.

Do të përfshijmë në skemën e ndihmës ekonomike familjet që janë larguar.

Do të çlirojmë sipërmarrjen nga zgjedhja e shtetit arbitrare dhe do t’i kthejmë shtetin qytetarëve”, tha Basha ndër të tjera.

Basha tha gjithashtu se në 25 prill do të jetë një ditë ndryshimi. Kreu i PD i kërkoi qytetarëve që së bashku me votë të largojnë Edi Ramën.

“Ne e kemi në dorë të zgjidhim problemin. Të largojmë Ramën dhe më pas bashkë të zgjidhim problemin. Le ta bëjmë së bashku, së bashku të ndryshojmë Shqipërinë hap pas hapi”, u shpreh Basha.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *