“Ka të drejtën për t’u mbrojtur nga sulmet e Hamas-it”/ Ministria e Jashtme e Izraelit falenderon Kosovën për përkrahjen

Ministria e Punëve të Jashtme në Izrael, ka shpërndarë në rrjete sociale, qëndrimin zyrtar të Kosovës në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme, ku Izraeli, po përballet me organizatën palestineze Hamas.

Ndërkaq, edhe drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Izrael, Yacov Livne, e ka falenderuar Kosovën për përkrahjen.

“Faleminderit Kosovë”, shkruan Livne mbi reagimin zyrtar të Prishtinës zyrtare.

Ministria e Jashtme e Kosovës, orë më parë, reagoi zyrtarisht në lidhje me trazirat e ndodhura mes Izraelit dhe Palestinës. Ata kërkuan që dhuna të ndalet dhe paqja të rivendoset mes palëve, ndërsa e konsideruan si të nevojshme vendimin e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nga sulmet e iniciuara nga Hamas-i.

“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamas, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij.

Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *