“Ka thyer rregullat e privatësisë”, nisin ankesat për Apple

18:50 09/03/2021

France Digitale do të ankohet për prodhuesin amerikan të pajisjeve teknologjike Apple, pasi pretendon se ka thyer rregullat e Bashkimit Evropian për privatësinë.

Reuters raporton se ka parë ankesën e plotë të France Digitale që përfaqëson pjesën më të madhe së sipërmarrësve dixhitale në Francë dhe pretendon se programi i fundit i Apple, iOS 14 nuk përputhet me kërkesat e privatësisë të BE-së.

Sipas tyre Apple nuk e ka saktësuar se si do të veprohet lidhur me reklamat e personalizuara që në gjuhën e teknologjisë quhen ‘cookies’.

Deri tani mësohet se ndryshimet në sistemin operativ iOS 14, lejojnë që firmat amerikane të kryejë fushatat e tyre reklamuese pa pëlqimin paraprak të përdoruesve.

Sipas rregullave të reja të BE-së për privatësinë e të dhënave, të gjitha organizatat duhet të pyesin vizitorët në internet nëse bien dakord të mbledhin disa nga të dhënat e tyre përmes gjurmuesve ose mjeteve të tjera dhe më pas ti furnizojnë ata me reklama.

Lidhur me këto ankesa Apple në një deklaratë bën me dije se pretendimet janë të gabuara dhe nuk kanë shkelur asnjë rregull të privatësisë./tvklan.al









“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *