Ka vaksinuar 60% të popullsisë, Kili rikthen masat e ashpra kundër Covid

12:44 11/06/2021

Kili, edhe pse ka vaksinuar më shumë se 60% të popullsisë, ka njoftuar se do të rikthejë masat e ashpra kundër Covid. BBC bën me dije se më shumë se tetë milionë banorë që jetojnë brenda dhe rreth kryeqytetit tani duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe daljet do të jenë të kufizuara.

Rikthimi i bllokimit vjen për shkak se shtretërit e kujdesit intensiv janë duke u mbushur dhe pse spitalet po punojnë me një kapacitet të plotë.

Jose Luis Espinoza, presidenti i Federatës Kombëtare të Shoqatës së Infermierisë të Kilit, në një deklaratë është shprehur se vendi është afër kolapsit shëndetësor.

Një ditë më parë Kili raportoi për 7,716 raste të reja ditore, edhe pse procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta. Rreth 58% e 17.5 milionë banorëve janë vaksinuar plotësisht, dhe deri në 75% kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Kili ka shënuar rreth 1.5 milion infeksione që nga fillimi i pandemisë, dhe më shumë se 30,000 vdekje nga Covid, sipas universitetit Johns Hopkins të Amerikës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *