Ka zhgënjyer me paraqitjet/ Tifozët kundër Nejmarit, e duan në… pankinë








Humbja e parë në kampionat e PSG-së kundër Renesë në fundjavë ka bërë lajmin e ditës në Francë. Skuadra kryeqytetase me yje si Mesi, Nejmar e Mbape nuk ka goditur thuajse asnjëherë portën.

nejmar

Kjo i ka zhgënjyer të gjithë, teksa kritikat kanë qenë të shumta. Tifozët parisienë kanë qenë më të ashpër me brazilian Nejmar. Ai ka qenë hija e vetvetes, teksa tifozët e akuzojnë se prej javësh ai është jashtë forme.

Kështu rezulton nga anketa më e fundit nga “L’Equipe”, që bën me dije se 66% e votuesve kanë zgjedhur që trajneri Poçetino ta ulë në stol sulmuesin brazilian, ndërkohë që 29% e votuesve të tjerë janë të pavendosur për pozicionin e Nejmarit në fushë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *