Kabineti i Ebrahim Raisi-t: Një Grupim Jo-Popullor për një Mision të Pamundur

Thuhet shpesh në rrethet politike që “njerëzit janë politikë.” Mund të mësohet shumë rreth qëllimeve të një lideri nga karakteri i njerëzve me të cilët ai e rrethon veten. Presidenti i ri i Iranit, Ebrahim Raisi, së fundmi ka zbuluar shumë rreth politikave që mund të priten nga administrata e tij kur shpalli emrat e njerëzve që ka caktuar në krye të ministrive të ndryshme të qeverisë.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Raisi pretendoi se garonte si “i pavarur” dhe u betua se do të formonte një “qeveri të unitetit kombëtar”. Pasi siguroi postin, ai vazhdoi t’i nxiste pjesëtarët e rrethit të brendshëm të regjimit që të besonin se ai do t’i zgjidhte ministrat sipas kualifikimit e jo tribalizmit. Por kur lista e 19 personave u bë publike, u bë gjithashtu e qartë edhe një herë se Raisi dhe Lideri Suprem Ali Khamenei kishin prioritete të tjera në mendje.

Si pjesë e një fushate mbarëkombëtare për drejtësi për viktimat e masakrës së 1988-ës ndaj të burgosurve politikë, Opozita Iraniane ka hedhur dritë mbi historikun e errët të Raisi-t në 2017-ën, herën e parë që Khamenei e nxori si kandidat për president të vendit. Bojkoti publik që rezultoi nga kjo, u bashkua me mobilizimin e fraksioneve rivavle të Khamenei-t për të shkaktuar një disfatë të madhe dhe turpërim për Raisi-n. Por katër vite më vonë, Ali Khamenei bëri gjithçka që kishte në dorë për të instaluar njeriun e tij si kreun e ekzekutivit. Por çmimi i këtij veprimi ishte një izolim total i elitës në pushtet, dhe kjo do të rezultojë fatale për regjimin në muajt që vijnë, për të mos thënë javët që vijnë.

Raisi, Kasapi i Masakrës së 1988-ës në Iran

Për të garantuar që të mos kishte asnjë pengesë serioze për Ebrahim Raisi-n gjatë fushatës presidenciale, Khamenei eliminoi madje edhe disa prej njerëzve të tij më të besuar si Ali Larijani, këshilltari i tij i lartë dhe personi në krye të Programit 25-Vjeçar të Bashkëpunimit Iran-Kinë. Ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad, zëvendës-presidenti në detyrë i atëhershëm Eshaq Jahangiri dhe Saeed Mohammad, komandanti i Khatam-al Anbiya të IRGC-së, u skualifikuan të gjithë nga Këshilli i Gardianëve i cili ishte përzgjedhur me kujdes. Kjo e ushqeu edhe më shumë bojkotin historik të zgjedhjeve presidenciale të 2021-it. Madje shumë nga ata që ishin detyruar të tërhiqeshin, si anëtarë të personelit ushtarak dhe familjet e tyre, hodhën fletë votimi të lëna bosh.
Në një lëvizje të paprecedent, Amoli Larijani, vëllai i Ali Larijani dhe anëtar i Këshillit të Gardianëve, refuzoi nënshkruanin në kredencialet e Ebrahim Raisi-t, dhe të dy vëllezërit Larijani, së bashku me Ahmadinejad, refuzuan të merrnin pjesë në ceremoninë e inaugurimit më 5 gusht, duke i shtuar kështu edhe më shumë mosmarrëveshjet e brendshme të regjimit.

Kabineti i Ebrahim Raisi-t është që tani një turp ndërkombëtar. Katër nga kandidatët e zgjedhur (Ahmad Vahidi, Mohammad Reza Ashtiani, Ezattollah Zarghami, dhe Rostam Ghasemi) janë në listat e sanksioneve amerikane dhe europiane. Vahidi, zgjedhja e Raisi-t për Ministrinë e Brendshme, është subjekt i një urdhri të Interpolit për rolin e tij në shpërthimet e bombave në AMIA në vitin 1994 në Buenos Aires. Ai gjithashtu ka planifikuar dhe komanduar operacionin terrorist për sulmimin e kullave Khobar në Arabinë Saudite në qershor 1996.
Hossein Amir Abdollahian, i cili do të marrë postin e ministrit të jashtëm, dikur është hequr nga posti direkt nga Javad Zarif në mesin e përshkallëzimit të një beteje për influencë. Abdollahian është etiketuar si terrorist nga SHBA për shkak të rolit të tij të supozuar si përfaqësues i Forcave Quds të IRGC në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe një person të cilit Khamenei i ka besuar koordinimin e grupeve proksi të regjimit si Houthi-t në Jemen dhe Hezbollah në Liban.

Kjo tregon se kabineti i Raisi-t është një grup personash me lidhje të forta mes autoriteteve konservatore, por jo me kualifikime të veçanta. Nga nëntëmbëdhjetë kandidatë, vetëm tre kanë përvoja të mëparshme në krye të një ministrie nën presidencën e Mahmoud Ahmadinejad.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *