Kabineti i ri/ Petrit Vasili: Qeveria talibane e Mullah Omar Ramës! Do vazhdojë të rrëmbeje koncesione dhe tendera sekret





Për qeverinë e re, “Rama 3” ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Nënkryetari, Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook, e quan si qeveri talebane.

petrit-vasili-edi-rama-1-770x433

Sipas tij, kjo qeveri ka vetëm një program, atë të zhvatjes, pasi do të vazhdoje të rrëmbeje koncesione dhe tendra sekret.

“Mullah Omaret kudo qe shfaqen kane fund te paracaktuar dhe pa kthim, i mjere kushdo qe ka iluzione per te kunderten”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Qeveria talibane e Mullah Omar Rames!!

Qeveria talibane, e sapo pjelle e Mullah Omar Rames ka vetem nje fraze ne program:

“Ne do te vazhdojme zhvatjen, ndersa ju zhdukuni nga Shqiperia”.

Qeveria e Mullah Omar Rames do te vazhdoje te rrembeje koncesione, do te vazhdoje te rrembeje qindra tendera sekrete, do te vazhdoje te beje rruge ku kilometri eshte i me i shtrenjte se floriri, do te vazhdojne qytetaret te jene ne meshire te fatit ne kulmin e Pandemise, do te vazhdoje te mos kete aspak drejtesi per qytetaret se drejtesia eshte e kapur, do te vazhdoje te rrembehet dhunshem prona publike dhe private, do te vazhdoje qe droga, paraja e piset dhe kriminelet te telekomandojne qeverisjen e Mullah Rames.

Mullah Omar Rama ka vetem nje devize:

” Pas meje ne jete jete , gur mbi gure mos mbete”.

Mullah Omari i vertete e mori ndeshkimin e merituar dhe u asgjesua pa asnje meshire nga forcat e se mires.

Sikurse ai edhe ky qe eshte ketu nder ne nuk do ti shpetoje ndeshkimit.

Mullah Omaret kudo qe shfaqen kane fund te paracaktuar dhe pa kthim, i mjere kushdo qe ka iluzione per te kunderten.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *