Kabineti i ri qeveritar, Presidenti Ilir Meta shkresë prokurorisë. Ja çfarë i kërkon për emrat e rinj të propozuar nga kryeministri Rama





Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë Prokurorisë, ku i kërkon informacione mbi emrat e rinj të kabinetit qeveritar.

meta-shkresa-prokuroria

Në shkresën e siguruar nga “Panorama.al”, Kreu i Shtetit  rendit 16 emrat e kabinetit të ri, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Për të gjithë kandidatet, Presidenti përpara se të hedhë firmën për dekretim kërkon nga Prokuroria nëse për ndonjërin prej tyre ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.

shkresa e presidentit
Shkresa e Presidentit drejtuar Prokurorise

Kreu i Shtetit i bën thirrje Prokurorisë që nëse ka informacione pa cenuar sekretin hetimor, t’ia percjelle institucionit sa me pare.

“Nëse për këta shtetas disponon informacione të kësaj natyre, pa cënuar sekretin hetimor kërkojmë që të informohemi mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej shtetasve të mësipërm. Lutemi, që ky informacion të na përcillet brenda një kohe sa më të shpejtë, pasi sic ju e dini sipas nenit 98  të Kushtetutës, Presidenti i Republikës do të duhet të shprehet mbi këto emra brenda 7 ditëve nga administrimi i propozimit prej kryeministrit”, mbyllet shkresa e Presidentit Meta.

Kujtojme qe Presidenti Ilir Meta dekretoi nje dite me pare (11 shtator) Edi Ramën si Kryeministrin e Shqipërisë.

Ndërsa të premten, gjatë seancës së parë plenare në Parlament, u votua me 79 vota pro dhe 4 kundërt, Lindita Nikolla si kryetare e parlamentit. Partia Demokratike nuk votoi, por ne shenje proteste griste fletët e votimit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *