Kabul, 12 të vrarë gjatë një shpërthimi në një xhami ndërsa zhvilloheshin lutjet për Bajramin e Madh

Dymbëdhjetë persona u vranë si pasojë e një shpërthimi brenda një xhamie në periferi të kryeqytetit afgan Kabul. Incidenti ndodhi ndërsa zhvilloheshin lutjet e së premtes dhe adhuruesit ishin mbledhur për festën e Bajramit të Madh.

Grupi kryengritës Taliban, i cili kishte shpallur një armëpushimin tre-ditor me rastin e festës, e dënoi sulmin nëpëmjet një deklaratë. Askush deri tani nuk e ka marrë përgjegjësisë mbi ngjarjen.

Zëdhënës i policisë së Kabulit, Ferdous Faramarz tha se mes të vrarëve ishte edhe imami i xhamisë, ndërsa rreth 15 persona janë plagosur.

Shpërthimi ndodh më pak se një javë nga një tjetër shpërthim në një shkollë ku u vranë 80 persona, shumica e tyre nxënëse që i përkisnin pakicës etnike myslimane shiite Hazara. Talibanët e denoncuan gjithashtu edhe këtë sulm, për të cilin deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë.

Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmi ndaj shkollës mund të ketë qenë vepër e një grupi militant rival, siç është Shteti Islamik. Grupe të tilla nuk bien dakord për armëpushime gjatë festave.

Dhuna, përfshirë sulmet ndaj civilëve është rritur në Afganistan, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion për tërheqjen e të gjitha trupave të tyre gjatë katër muajve të ardhshëm.

Deri më tani nuk ka pasur njoftimeve për përplasje të mëdha e luftime të drejtpërdrejta mes forcave qeveritare e Talibanëve gjatë armëpushimit me rastin e festës së Bajramit. Sidoqoftë, incidentet me bomba në rrugë kanë vazhduar. Të paktën 11 civilë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në katër incidente me bombë të enjten.

Qeveria dhe Talibanët kanë zhvilluar bisedime politike në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit ndërsa Uashingtoni tërheq trupat. Gjatë bisedimeve palët kanë akuzuar njëri-tjetrin për provokim dhe dështim në ndaljen e sulmeve kundër civilëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *