Kadilli mirëpret idenë e Nishanit për politikanët: Të bëhet Vetingu i pasurive dhe të shihen implikimet me komunizmin






Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ishte sot në Kukës ku është takuar me demokratë dhe strukturat e kësaj partie në qytet, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 13 qershorit. 

kadilli

Në një prononcim për mediat Kadilli komentoi deklaratat e ish-presidentit Bujar Nishani për Vetingun e politikanëve. Kadilli tha se çdo propozim që synon të pastrojë figurën e një politikani është i mirëpritur prej tij, si për vetingun e pasurive ashtu edhe për implikimet me të shkuarën komuniste.

Çdo propozim që synon të pastrojë figurën e çdo politikani është i mirëpritur nga ana ime, si për Vetingun e pasurive ashtu edhe për origjinën politike nga vijnë, a kanë implikime me regjimin e shkuar komunist, apo me ngjarje të padëshirueshme. Kur dalin të kërkojnë mbështetje ashtu siç kam dalë unë, ka të drejtën e Zotit të thotë ’kush je ti zoti Kadilli?’. Unë do t’i them  jam një njeri i persekutuar nga regjimi që kam ndërtuar të gjithë karrierën time me duart dhe fuqinë time dhe të familjes time. E gjithë pasuria ime është e ndërtuar nga unë dhe familja ime pa asnjë teprim që mund të vijë nga dikush tjetër ”, tha Kadilli.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *