Kafshët shtëpiake në Gjermani, pjesë e Tinder

22:30 12/08/2021

Në rrjeti social postohen foto për personat e vetmuar që duan shoqërinë e një maceje apo qeni

Një strehë gjermane e kafshëve po provon një mënyrë shumë origjinale  për të gjetur shtëpi për kafshët shtëpiake të braktisura. Ajo po poston profilet e tyre në aplikacionin e takimeve Tinder me shpresën se personat  e vetmuar që janë në kërkim të dashurisë mund të kënaqen edhe me shoqërinë e një maceje apo qeni.

Shoqata e Mirëqenies së Kafshëve të Mynihut punësoi një agjenci reklamuese për të shkrepur fotografi profesionale të 15 kafshëve dhe i vendosi ato në Tinder.

Ne qëllimisht nuk  kemi marrë kotelet më të bukura, më të vogla, të sapolindura, por kafshë që kanë një lloj historie. Shpresoj që këto kafshë të gjejnë vërtet një partner parë kjo në  një plan afatgjatë dhe jo vetëm për disa javë.

Përveç kësaj, ishte e rëndësishme për ne të theksonim se nuk ka vetëm shpirtra të vetmuar mes njerëzve, por ka edhe shumë shpirtra të vetmuar mes kafshëve “. u shpreh Benjamin Beilke i cili po koordinon komunikimin Tinder.

Pasi bllokimet e koronavirusit çuan në një rritje të adoptimit të kafshëve shtëpiake, ekspertët e mirëqenies së kafshëve kanë paralajmëruar se shumë kafshë mund të braktisen me fundin e pandemisë pasi njerëzit mund të mos ndihen më të vetmuar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *