“Kalendari që na pret është i vështirë, fokusin te Torino”, Inzagi: Kujdes, kampioni i dimrit nuk hyn në histori









Simone Inzagi ka preferuar të qëndrojë larg gazetarëve për të qenë i përqendruar në sfidën e fundit përballë Torinos dhe i është përgjigjur vetëm kanalit të klubit. Me shpalljen si kampion dimri, Interi i tij duket në rrugën e duhur, por vetë trajneri e di mirë se ai që vlen është pozicioni në maj, ndaj ka kërkuar nga skuadra ta mbyllë vitin si duhet, për t’i lejuar të vazhdojë i qetë rrugëtimin e tij.

INZAGI 1

Sa i kënaqur jeni nga ajo që ka bërë skuadra deri më tani?

Normalisht që jam shumë i kënaqur me gjithçka që ka bërë skuadra, por e dimë të gjithë se kur del kampion dimri, emri yt nuk shkruhet në librin e artë. Megjithatë, këtë “titull” duhet të shijojmë, por edhe të na shërbejë si motivim për të bërë akoma më shumë.

Cili është sekreti i kësaj loje kaq të bukur që po shfaqni?

Djemtë janë të gjithë të përfshirë, kemi fatin që të punojmë të gjithë bashkë çdo ditë, pavarësisht ndeshjeve të shumta që kemi pasur. Po ecim mirë, por të gjithë e dimë se kemi ende shumë për të bërë, pasi e kemi parë se sa shpejt mund të ndryshojë renditja në kampionat. Jemi në linjën e kërkesave të shoqërisë që na kishte kërkuar kualifikimin për në fazën e 1/8-ave dhe pozicionimin në vendet e para të klasifikimit. Duhet të vazhdojmë kështu, sepse pengesat që do të na dalin rrugës do të jenë të shumta.

Sipas jush, titulli kalon nga dy muajt e ardhshëm?

Mungojnë edhe 20 ndeshje nga fundi dhe është ende herët për të folur për titullin, duke pasur parasysh edhe kalendarin. Ajo që më shqetëson tani është ndeshja e nesërme (sotme) përballë një skuadre shumë të vështirë që luan futboll të organizuar.

Çfarë ju shqetëson më shumë nga Torinoja e Juriçit?

Torinoja ka lojtarë cilësorë dhe vjen nga një seri e mirë rezultatesh me dy humbje dhe dy fitore. Trajneri Juriç është shumë i përgatitur dhe e vlerësoj shumë, ai arrin të marrë më të mirën prej lojtarëve.

Nuk do të jetë Barela me Torinon. Është ky një test për Liverpulin?

Për Liverpulin duhet shumë kohë, por e dimë që duhet të jemi në maksimumin tonë. Por, edhe në këta muaj na është dashur të bëjmë pa futbollistë që kanë qenë të dëmtuar ose të skualifikuar dhe për këtë arsye duhet të kem gjithmonë në kokë ide të ndryshme që do të na japin zgjidhjen në çdo situatë.

Përgatiti: NISLI GJINI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.