KALENDARI/ Spikat derbi i kryeqytetit, mësoni ndeshjet e javës së 26 në Superiore






Java e 26 në Superiore pritet të dhurojë shumë emocione duke parë kalendarin e skuadrave. Në këtë javë spikat derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo.

superiore

Ekipi i Orges Shehi i ka dhënë një goditje të fortë kampionatin pas fitores me Vllazninë dhe është shumë pranë fitimit të titullit. Dinamo nga ana tjetër është në krizë rezultatesh, por dhe atmosfera nuk është ndër më të mirat pas largimit të trajnerit Bledar Devolli. Ndeshja luhet në datën 19 mars.

Në të njëjtën ditë luhen dhe dy ndeshje të tjera. Egnatia-Vllaznia dhe Kastrioti-Partizani. Në të parën shkodranët vijnë në momentin më të vështirë të sezonit. Humbja me Tiranën dhe shkarkimi i Tomas Brdariç mund të ndikojë në ecurinë e skuadrës në ndeshjet në vijim.

Në sfidën tjetër Partizani do të lërë pas barazimin me Egnatian, por Kastrioti që prej ardhjes së Emiljano Çelës ka treguar që është një ekipi që nuk duhet nënvleftësuar.

Në datën 20 luhet dy sfidat e fundit, Laçi-Teuta dhe Skënderbeu-Kukësi. Sfida që priten të prodhojnë emocion duke parë rezultatet respektive në javën që lamë pas, por dhe renditjen  klubeve

KALENDARI I JAVËS SË 26

19 MARS

13:45

EGNATIA-VLLAZNIA

KASTRIOTI-PARTIZANI

16:45

TIRANA-DINAMO

20 MARS

13:45

LAÇI-TEUTA

16:45

SKËNDERBEU-KUKËSI

RENDITJA

hahah

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *