Kalifornia e bën të detyrueshëm vaksinimin tek nxënësit e shkollave

10:36 02/10/2021

Të pavaksinuarve nuk do t’u lejohet të marrin pjesë në mësim

Kalifornia është shteti i parë në SHBA që ka vendosur ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit për nxënësit e shkollave.

Guvernatori Gavin Neësom deklaroi se urdhri nuk do të hyjë në fuqi derisa qeveria amerikane të ketë përfunduar verifikimin e plotë të të dhënave për vaksinat për grupmoshat, 12 deri në 15 vjeç edhe ata nga 5 deri në 11 vjeç.

Ligji i ri kërkon që të gjithë fëmijët e regjistruar në shkollat publike dhe private të kenë marrë vaksinat përjashtuar ato raste kur nuk bëhen për arsye mjekësore.

Nxënësit të cilët refuzojnë të marrin vaksinën do të detyrohen të ndjekin mësime të pavarura në shtëpi. Vendimi pritet të prekë më shumë se 6.7 milionë nxënës të shkollave publike dhe private në shtetin më të populluar të vendit.

Masa e marrë pritet të nxisë edhe shtete të tjera të ndjekin të njëjtin model në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt gjatë ndjekjes së procesit mësimor.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *