Kallëzimi për abuzimin me tenderin e Rindërtimit/ Kryebashkiaku i Kamzës paraqitet sërish në SPAK, Rakip Suli: Erdha për…

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. Vetë Suli ka deklaruar se sot është paraqitur për dorëzuar disa dokumente.

Kujtojmë se Rakip Siuli u padit nga anëtarët e këshillit bashkiak, pjesë e opozitës, për disa vendime që kishte marrë në lidhje me disa çështje të administrimit të Bashkisë.

Prokuroria po kryen hetimet ndaj Suli dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe Suli të japë shpjegime.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts