“Kam eksplozivë”, gruaja vrapon e zhveshur në avion dhe shkakton panik

20:50 14/08/2022

Një grua ka shkaktuar panik tek pasagjerët gjatë një fluturimi nga Qipro (Lanark) për në Manchester. Ajo ka vrapuar e zhveshur në avion duke bërtitur “Kam eksplozivë” dhe ” Allahu Ekber”.

Gruaja e moshës rreth 30 vjeçare i ka pyetur fëmijët se “a janë gati të vdesin?”. Siç raporton Mirorr, ajo iu kishte thënë stafit dhe udhëtarëve se prindërit e saj ishin anëtarë të ISIS-it.

Por, në aeroplan ishte një burrë i cili u bë hero. Phillip O’Brien ishte në aeroplan me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes, duke përfshirë gruan dhe tre fëmijët e tij.

O’Brien i cili si adoleshent punonte si roje sigurie, ka folur për ngjarjen për Mirror dhe shpjegoi se si arriti ta merrte në kontroll situatën.

“Kur gruaja u kthye në drejtim të kabinës, unë mora kontrollin, e vendosa në tokë dhe në atë moment piloti bëri një ulje emergjente në Paris”, tha ai.

O’Brien e pyeti gruan pse po thoshte gjëra të tilla dhe ajo u përgjigj:

“Nëse nuk do ta bëja, do të kishte një shpërthim dhe të gjithë do të vdisnin”, tha burri.

Fotot e publikuara në rrjetet sociale treguan një skenë kaosi me të paktën dy policë francezë duke e arrestuar gruan, e cila kishte një kapele të zezë dhe bluzë të kuqe./klankosova

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com