“Kam firmosur për 8 komisionet parlamentare”, Dash Shehi: Do të aprovohen pavarësisht qëndrimit të Ramës

kam firmosur per 8 komisionet parlamentare dash shehi do te aprovohen pavaresisht qendrimit te rames
kam firmosur per 8 komisionet parlamentare dash shehi do te aprovohen pavaresisht qendrimit te rames

Politikani Dashamir Shehi tha në “Open” në News 24, se ka firmosur për të 8-ta komisionet parlamentare që ka kërkuar opozita dhe se beson se disa prej tyre do të ngrihen edhe sipas formatit të kërkuar nga Rama.

“Ai e kupton që ata janë rrëmujë nga krahu tjetër. Aksioni opozitar e luajti rolin e vet. Të bëhej mediatik dhe të bëhej i ndjeshëm edhe për ndërkombëtarët që Parlamentit po i hiqet e drejta e komisioneve.

Unë i kam firmosur të 8-ta komisionet parlamentare me dëshirën se një pjesë e tyre do të ngrihen. Jam i sigurt se do të aprovohen dhe do të aprovohen edhe nëse i bëjmë sipas formatit të tij. Unë them që kjo lloj forme aksioni e mbylli detyrimin e vet se kështu po punojmë për Ramën. Ne duhet të hyjmë në Parlament dhe të flasim për ato që ka ndërmend të bëjë për PPP-të. Nëse i gjithë aksioni opozitar reduktohet me vu karriget, them se është reduktive për opozitën vetë.

Ne dolëm dy vjet nga Parlamenti dhe dolëm në demonstratë me 20-30 mijë vetë dhe i paguam një çmim asaj që u larguam. Edi Rama bëri ligjet siç i desh vetë. Ne i bëmë një dëm të madh vetes dhe i lamë edhe bashkitë që u përdorën si levë elektorale. Unë gjykoj që ky lloj aksioni ka mbërritur aty ku ka arritur. Duhet gjetur një formulë tjetër për t’u përballë me kundërshtarin”, tha Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts