“Kam frikë nga vdekja”, rrëfimi rrëqethës për luftën me kancerin i ikonës Viali: Nuk e di çfarë do të ketë nga ana tjetër kur të fiket drita…






Xhanluka Viali është kthyer në vitet e fundit jo vetëm në një simbol suksesi si bashkëpunëtor i Roberto Mançinit në pankinën e Italisë, por edhe si një “luftëtar” i vërtetë në betejën e tij me kancerin që iu diagnostikua disa vite më parë. Ndaj nuk është rastësi që ish-sulmuesi i njohur i Sampdorias, Juventusit e Çelsit, ka qenë ndër protagonistët e dokumentarit të “Netflix” me titullin “Një pyetje e thjeshtë” që do të shfaqet që nga java e ardhshme.

viali-mancini

Revista “Oggi” ka zbuluar pjesë të bisedës me Vialin në këtë dokumentar dhe ashtu siç pritej, flitej për këtë betejë të tijën me sëmundjen dhe atë që e shoqëronte.

“Unë kam frikë të vdes. Nuk e di se çfarë do të ketë në anën tjetër kur të fiket drita, por në një farë mënyrë jam pak edhe i ekzaltuar nga mundësia për ta zbuluar”, thotë mes të tjerave Viali në këtë rrëfim rrëqethës. “Megjithatë, e kuptoj që koncepti i vdekjes shërben për të kuptuar dhe vlerësuar jetën. Ankthi që nuk mund të çosh deri në fund të gjithë gjërat që dua të bëj, fakti që jam i ekzaltuar për të gjithë projektet që kam, është diçka për të cilën ndjehem me shumë fat.

Sëmundja nuk është ekskluzivisht vuajtje, ka momente shumë të bukura. Jeta – nuk e kam thënë unë por e mbështet plotësisht – është e përbërë në 20% nga ajo që të ndodh, por 80% nga mënyra se si ti reagon ndaj asaj që të ndodh. Dhe sëmundja mund të të mësojë shumë gjëra se si je i ndërtuar si njeri, mund të jetë edhe një mundësi. Por nuk them deri në pikën sa t’i jem mirënjohës kancerit, jo”, shpjegon Viali ndër të tjera në intervistën e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.