“Kam frikë se mund të mbetem këtu përgjithmonë”, ylli i basketbollit amerikan e arrestuar në Rusi i dërgon letër Biden: Më ndihmoni të lirohem, më mungon gruaja dhe familja ime

Ylli amerikan i basketbollit Brittney Griner, e cila është arrestuar në Rusi që nga shkurti, i ka bërë një lutje të drejtpërdrejtë presidentit Joe Biden, që ta shpëtojë nga burgu.

Dy herë fituesja e medaljes së artë olimpike është në mes të një gjyqi në Rusi, i cili filloi javën e kaluar pasi ajo u arrestua më 17 shkurt me akuzën e posedimit të vajit të kanabisit ndërsa kthehej për të luajtur për ekipin e saj rus.

Në një letër emocionuese dërguar Shtëpisë së Bardhë dje, Griner i kërkoi udhëheqësit amerikan të mos e harronte atë duke u shprehur se ishte e tmerruar.

“Ndërsa jam ulur këtu në një burg rus, vetëm me mendimet e mia dhe pa mbrojtjen e gruas, familjes, miqve, fanellës olimpike apo ndonjë arritjeje, jam e tmerruar se mund të jem këtu përgjithmonë”, ka shkruar Griner, e cila në vitin 2013 zbuloi se ishte lesbike.
Griner iu lut zotit Biden në letër që të përdorte fuqitë e tij për të siguruar kthimin e saj në SHBA.

Ajo tha: “Unë votova për herë të parë në vitin 2020 dhe votova për ty. Unë besoj në ty. Unë kam ende aq shumë të mira për të bërë me lirinë time, që ju mund të ndihmoni për ta rimarrë. Më mungon gruaja ime! Më mungon familja ime! Më mungojnë shoqet e skuadrës! Më vret të di se ata po vuajnë kaq shumë tani. Unë jam mirënjohëse për gjithçka që mund të bëni në këtë moment për të më kthyer në shtëpi.”
Griner do të përballet me 10 vjet burg nëse dënohet për akuzat për drogë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.