“Kam kërkuar evakuimin e banorëve!”- Ministri i Mbrojtjes mbi situatën e zjarreve në Vlorë: Era është tmerrësisht e pafavorshme. Të shmangim më të keqen!










Situata me zjarret në qarkun e Vlorës duket se është përkeqësuar këtë të enjte, ku flakët janë favorizuar edhe nga era.

Më problematike situata paraqitet në fshatrat Gjorm dhe Gumenicë, ku Forcat e Armatosura po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se ka kërkuar evakuimin e banorëve, ndërsa u shpreh se po punohet për shmangien e më të keqes.

Mu desh të shkëputem me një numër, relativisht të madh trupash. Rreth 40 trupa në zonën e Gjorm Gumenicës në bashkinë e Selenicës, pasi kemi një situatë të vështirë. Prej afro dy orësh është duke punuar edhe helikopteri për të shuar zjarrin që ka ardhur nga pjesa lindore dhe tani po shtrihet për shkak se era sot është tmerrësisht e pafavorshme. Kemi akoma banorë në fshat. Sapo mbylla një telefonatë me drejtorin rajonal të policisë. I kam ritheksuar nevojën për evakuim të njerëzve. Të mbajmë jashtë rrezikut njerëzit dhe më pas pasurinë e tyre. Kemi sjellë dy zjarrfikës nga FA, një tjetër po vjen nga bashkia e Vlorës. 40 trupa mbërrijnë nga momenti në moment nga FA. Do shpresojmë dhe punojmë që të shmangim më të keqen”, tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes tha se beteja më e nxehtë ka qenë për shmangien e prekjes nga zjarri të Parkut të Llogarasë.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *