“Kam marrë konfirmimin se qeveria do tërhiqet nga…”- Raportuesja për Shqipërinë në PE: Dialogu në Kuvend mes PS e PD, me rëndësi për Vetingun dhe Reformën në Drejtësi








Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Isabel Santos përmes një konference për media tha se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend është i rëndësishëm për të garantuar Vetingun dhe vazhdimin e Reformës në Drejtësi.

is

Besoj që opozita dhe mazhoranca do kenë një angazhim në të ardhmen duke marrë parasysh interesat e Shqipërisë, dhe interesi i Shqipërisë është zgjatja e mandatit të Vetingut”, tha Isabel Santos.

Ndër të tjera raportuesja për Shqipërinë u shpreh se Shqipëria duhet të vërë në zbatim rekomandimet e OSBE-ODIHR në reformën zgjedhore. Ajo u shpreh se mazhoranca i ka konfirmuar se është tërhequr lidhur me pr.ligjin për mediat.

Integrimi i qytetarëve të Shqipërisë në BE po ndodh dita ditës falë kësaj pune që po bëhet. Janë shenja të qarta dhe të pamohueshme të solidaritetit evropian për Shqipërinë. Në PE kemi qenë të qartë, kemi thënë që Shqipëria është gati për hapin tjetër të integrimit, po ashtu në KE.  Sa i takon disa çështjeve që kam ngritur, jam e kënaqur që Kuvendi ka filluar punën dhe dialogun demokratik mes mazhorancës dhe opozitës. E kuptoj rëndësinë e Kuvendit, si foltorja që përfaqëson vullnetin e qytetarëve. Ky dialog është i rëndësishëm për të garantuar Vetingun dhe vazhdimin e Reformës në Drejtësi. Tashmë që dyert e dialogut mes përfaqësuesve janë të hapura mendoj që është e rëndësishme të vihen në zbatim rekomandimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore. Kjo është e rëndësishme për zgjedhjet e tjera që do ketë Shqipëria. Sa i takon ligjit për median mora konfirmimin që mazhoranca nuk do të vijojë me këtë projekt-ligj. Shqipëria të marrë parasysh rekomandimet për ligjin e medias. Ka ardhur koha që Shqipëria të vazhdojë me punën me reformat. Pas takimeve e shoh qartë që edhe ndjesia në Shqipëri është shumë pro-evropiane”, tha Santos.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *