“Kam një kopsht me domate në shtëpi”, Bebe Rexha bën rrëfimin e rrallë për jetën e saj: Babai im është rritur në Dibër, ai më mësoi…

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha jeton në Los Angeles të Kalifornisë prej më shumë se 10 vitesh, por asnjëherë nuk e mohon prejardhjen dhe origjinën e saj shqiptare.

Në një intervistë  për US Weekly Rexha ka treguar disa fakte interesante rreth saj, të cilët fansat mund të mos i kenë ditur më parë.

Një fakt interesant që 31-vjeçarja e bëri të ditur për fansat është fakti se pavarësisht se është një milionere dhe shumë e ngarkuar me punë, ajo gjen kohë që në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles, të kultivojë një kopsht me perime.

Domate

“Unë kam një kopsht të madh me domate në oborrin tim. Babai im u rrit në një fermë në Diber,  Maqedoni dhe më mësoi pak për kopshtarinë”, ka treguar Bebe Rexha për US Ëeekly.

Babai i këngëtares, Flamur Rexha, është rritur në Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut nga ku edhe familja e saj ka prejardhjen, gjersa nëna e saj, Bukurije Rexha, është me prejardhje nga Gostivari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *