“Kam pasur shumë presion”, Nejmar: Pse dokumentari quhet “Kaosi perfekt”? Sepse jeta ime…








Në fund të muajit, në “Netflix” do të publikohet një dokumentar që do të tregojë nga afër jetën e Nejmar. “The Perfect Chaos” është emri i veprës që do të ketë për detyrë të përshkruajë kampionin brazilian brenda dhe jashtë fushës, i cili në mikrofonat e “ESPN” tha se ishte i sigurt se do të mund të ndryshonte mendimin e shumë prej tij:

nejmar 1

“Të dashurit e mi më njohin dhe kjo është e rëndësishme për mua. Sa për ata që nuk më njohin dhe thonë çdo të keqe të mundshme për mua, unë përpiqem t’i injoroj ata.

Pak njerëz më njohin me të vërtetë mua. Vetëm miqtë e mi më të ngushtë, familja ime, disa shokë skuadre dhe tani ndjej se mund të tregoj më shumë për jetën time. Jam i bindur se ky dokumentar do të ndryshojë mendjen e shumë njerëzve.

Pse emri i dokumentarit ‘The Perfect Chaos’? Sepse jeta ime është kaos perfekt. Që 6 muajsh kam pasur një aksident me prindërit e mi dhe ja ku filloi kaosi. Pastaj u rikuperuam dhe mua nuk më ndodhi asgjë.

Pastaj pasi u bëra futbollist dhe sigurisht pata momente shumë të lumtura, por prapë kisha shumë kaos në jetë. Por në gjithë këtë kaos gjërat shkuan perfekt sepse kam një jetë shumë të bukur dhe unë jam mirënjohës për gjithçka, për familjen time, për të gjithë miqtë e mi, për gjithçka që Zoti ka bërë në jetën time dhe mirë kjo është arsyeja pse unë mendoj se ky titull është i përsosur sepse kam pasur shumë probleme, por gjërat shkuan mirë.

Mendoj se jam i fortë tani. Jam i fortë jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, sepse më është dashur të përballoj shumë presion.

Arsyeja ka qenë kush jam, ku kam luajtur, nga vij dhe shumë më tepër. Por tani mendja ime është më e fortë. Më është dashur të punoj shumë për të arritur këtë nivel. Jo vetëm që mund të luaj futboll, por edhe të fokusohem në mirëqenien time mentale”, përfundoi ylli brazilian.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.