“Kam pasur zero rol”/ Nënkryetarja e LSI reagon pas deklaratave të Alqi Bllakos: Përpjekja për shfajësim tregon se e vërteta është kundër teje. Ballafaqohu me SPAK-un!








Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho ka reaguar pas deklaratave të deputetit socialist Alqi Bllako, i cili pas padisë së LSI për inceneratorin e Fierit, tha se ka pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve.

erer

Xhixho tha se përpjekja e Bllakos për shfajësim është tregues i faktit se e vërteta është kundër tij dhe të tjerëve.

Nëse zoti Bllako pretendon se nuk ka dorë në aferën e inceneratorëve, të mos humbasë kohë me deklarata mediatike, por të shkojë e të ballafaqohet në SPAK dhe atje të provojë nëse është realisht i pafajshëm apo jo”, shprehet Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale.

POSTIMI I XHIXHOS 

Përpjekja e Alqi Bllakos që përmes hapsirave mediatike synon të shfajësojë veten nga akuza që LSI ka bërë me prova për të dhe për ca të tjerë si të implikuar në aferën e inceneratorëve, është edhe një tregues më shumë i faktit se e vërteta është kundër tij dhe kundër të tjerëve, bashkëpunëtor i të cilëve ai ka qenë.

Nëse zoti Bllako pretendon se nuk ka dorë në aferën e inceneratorëve, të mos humbasë kohë me deklarata mediatike, por të shkojë e të ballafaqohet në SPAK dhe atje të provojë nëse është realisht i pafajshëm apo jo.

Kallëzimi i LSI-së është depozituar në SPAK.

SPAK-u është para provës për të dëshmuar se e meriton besimin që i është dhënë për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe për të provuar se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

Sa për zotin Bllako, meqe ai pretendon se eshte i pafajshëm, po e ndihmojme me kete video qe ta ketë me vete kur të shkojë në SPAK.

LEXO EDHE:

Inceneratori i Fierit/ Pas padisë së LSI-së, reagon deputeti socialist Alqi Bllako: Kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *