‘Kam për t’i quajtur kriminelë!”- Zbardhen debatet në Kryesinë e PD-së! Kryetarja e Këshillit Kombëtar reagon për Sali Berishën: Akoma nuk e kemi…








kryesia e pdMbledhja maratonë e Kryesisë së Partisë Demokratike e cila ka zgjatur deri në orën 3:30 të mëngjesit të sotëm, vendosi përjashtimin përfundimtar të Sali Berishës dhe përkrahësve të tij.

Gjatë diskutimit me dyer të mbyllura, burime të Panorama.al bëjnë të ditur se kryetarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Arta Sakja ka theksuar se vendimi i përjashtimit të Sali Berishës ishte i vonuar.

Mësohet se Sakja është shprehur në mënyrë habitore se përse Berisha nuk ishte përjashtuar më parë. “Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë? Mësohet të këtë thënë Arta Sakja.

QENDRIMI

Një qëndrim të fortë mësohet të ketë mbajtur dhe deputetja Greta Bardelli, e cila ka thënë se s’ka për t’ia falur sulmin që i bënë demokratëve më 8 janar.

“Kriminelë kam për t’i quajtur nëse më dalin përpara”- ka thënë Bardelli, duke dënuar ashpër ish-kolegët e saj që ishin pjesë e turmës që sulmoi godinën e PD-së.

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht
Vendosi:
1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.

2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Edmond Spaho
4. Albana Vokshi
5. Bujar Nishani
6. Arben Ristani
7. Rigels Muçollari
8. Keltis Kruja
9. Klevis Balliu

3. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

1. Agron Shehaj
2. Aldo Bumci
3. Belind Këlliçi
4. Blendi Himçi
5. Clirim Gjata
6. Edi Paloka
7. Edith Harxhi
8. Eno Bozdo
9. Ervin Minarolli
10. Genc Deromemaj
11. Genc Pollo
12. Gent Strazimiri
13. Ivi Kaso
14. Ledina Mandija
15. Lorenc Luka
16. Luan Baçi
17. Mimoza Hajadrmamataj
18. Oerd Bylykbashi
19. Tritan Shehu

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.