“Kam respekt për shqiptarët”/ Vuçiç nga Tirana: Shikojeni Serbinë si shtëpi të dytë! Ramës iu kundërvunë për “Ballkanin e Hapur”, por kjo s’ka lidhje me…









Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh qartë se nisma “Ballkani i Hapur” nuk ka lidhje me Serbinë e Madhe apo me Shqipërinë e Madhe.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama dhe kryeministrin Zaev, Vuçiç u shpreh se ai kërkon të ndihet si në shtëpinë e tij kur vjen në Shqipëri, ashtu sikundër edhe shqiptarët duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre kur shkojnë në Serbi apo Maqedoninë e Veriut.

Vuçiç u shpreh se këto që po bëjnë tre vendet pjesë e kësaj nisme janë punë konkrete. Ai deklaroi se ndonjëherë mërzitet me veten e tij sepse, siç u shpreh “ne vazhdojmë ti bëjmë thirrje homologëve tanë sikur nuk do ekzistonim dot pa ta”

“Dua të falenderoj mikun tonë Edi Ramën për mikpritjen në Shqipëri. Dua të them që jam shumë i lumtur për ato marrëveshje. Ky është kurorëzimi i një pune prej dy vite e gjysmë. Në saj të këmbënguljes tonë ne kemi arritur që gjerat të ecnin dhe qytetarët e vendeve tona të shohin përfitime.

Kur erdha në Shqipëri pashë që Ramës iu kundërvunë për këtë nismë, për ata që thonë se duan një serbi të madhe, apo Shqipëri të madhe. Kjo nuk ka të bëjë me asnjërën prej këtyre, as me Maqedoninë e Madhe. Duke folur për këto gjëra ne nuk do të bëjmë asgjë për të ardhmen.

Ne duam të shikojmë më shumë turistë nga Shqipëria, por edhe ju të keni turistë në bregdetin e bukur shqiptar.

Kjo punë që ne po bëjmë ka të bëjë me rezultate të prekshme.

Duke ardhur sot në Tiranë dua të shpreh respektin tim për qytetarët e Shqipërisë dhe dua t’ju mirëpresim në Serbi dhe ta shikoni Serbinë si një shtëpi të dytë, sepse edhe ne kështu duam të ndihemi kur vijnë në Shqipëri apo shkojmë në Maqedoninë e Veriut.

Ndonjëherë mërzitem me veten time sepse ne vazhdojmë ti bëjmë thirrje homologëve tanë sikur nuk do ekzistonim dot pa ta. Ne nuk kemi turp për rajonin ku jemi. Ne do ti sjellim më shumë të mira qytetarëve tanë”, tha Vuçiç.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.