“Kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe…”- Edi Rama pyetet mbi vrasjen e katërfishtë në Velipojë, ja çfarë paralajmëron në Policinë e Shtetit






Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë kryeministri Edi Rama u pyet mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë, ku u vranë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Kreu i qeverisë shmangu komentet mbi vrasjen e katërfishtë, por deklaroi më herët gjatë fjalës së tij se ka thirrur në takim ministrin e Brendshëm dhe drejtues të Policisë. Rama theksoi se do lançohet një fazë e re ristrukturimi e Policisë.

Do t’ju kërkoj ndjesë për t’u larguar sepse kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe disa nga drejtuesit kryesor të Policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejtë një fazë të re të ristrukturimit, që është përgatitur prej kohësh, por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti të përshpejtohet me disa javë dhe të mos presim më fundin e verës”, tha Rama për gazetarët.

Lidhur me ngjarjen e rëndë reagoi paraditen e sotme kreu i PD Lulzim Basha, i cili tha se shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin e korruptuar, ndërsa e konsideroi cinik reagimin e Edi Ramës.

Kryedemokrati iu referuar një postimi të kryeministrit në rrjetet sociale, ku Rama shpërndau foto nga bregdeti me mbishkrimin “Mirëmëngjesi nga Velipoja e dashur”, pak orë pas ngjarjes së rëndë. Megjithatë postimi u fshi vetëm pak minuta më vonë nga faqja e kryeministrit në “Facebook”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *