“Kam vrarë gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem…”

19:53 22/08/2021

Telefonata tek 118: “Kam vrarë gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem”. Kur mbërritën në shtëpinë në Carpiano, një komunë e vogël në jug të Milanos, nga ku kishte ardhur telefonata, ekipet e emergjencës nuk bënë gjë tjetër veçse konstatuan që ajo që telefonuesi i kishte thënë, ishte e vërtetë.

Në shtëpi u gjetën trupat e pajetë të tre personave. Një 70-vjeçar italian, Salvatore Staltari, bashkëshortja e tij 41-vjeçare me origjinë nga Filipinet, Catherine Panis dhe vajza e çiftit, Stefania Staltari vetëm 15 vjeçe. Ngjarja tragjike ndodhi në shtëpinë e familjes në Francolino. Sipas asaj që shkuan e përditshmja Corriere della Sera, bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë, e më pas vetëvrasja e 70-vjeçarit, i cili përdori një pistoletë që e kishte pa leje.

Autori i dyshuar i ngjarjes la pas edhe një tekst, në tentativë për të shpjeguar aktin e tij makabër, që tanimë është në dorë të autoriteteve policore. Nga të dhënat e para, mësohet se familja po përballej me probleme ekonomike. Po ashtu, 70-vjeçari, i cili kishte precedentë penalë në të shkuarën, raportohet se vuante nga depresioni./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *