Kamala Harris, 85 minuta në krye të shtetit më të fuqishëm të botës, gruaja e parë me ngjyrë që merr këtë post të rëndësishëm në SHBA

Zv-Presidentja e SHBA, Kamala Harris u bë gruaja e parë në historinë e Amerikës, që mori fuqi presidenciale, pasi Joe Biden, iu nënshtruar një kontrolli shëndetësor.

Harris, ishte kështu për 85 minuta, në krye të Shtëpisë së Bardhë, dhe në krye të shtetit më të fuqishëm të botës.

85 minuta zgjati ndërhyrja për z.Biden, për aq kohë sa qendroi në anestezi gjatë kontrollit mjekësor me kolonoskopi. Ky test u bë në prag të ditëlindjes së 79 të Biden, dhe shkoi me sukses, siç kanë bërë të ditur mjekët.

Tashmë, Presidenti është kthyer në detyrë. Zonja Harris e ushtroi ndërkohë detyrën për gati një orë e gjysëm, nga zyra e saj, në Ëest Ëing, të Shtëpisë së Bardhë. Ky transferim pushteti nuk është hera e parë që ndodh.

Kamala Harris, është e para grua me ngjyrë që ngjitet në këtë post kaq të rëndësishëm në USA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.