Kamala Harris do të trajtojë çështjen e emigrantëve

11:40 25/03/2021

Detyra shihet si një sfidë për zv.presidenten duke lënë pas politikat drakoniane të Trump

Presidenti i SHBA Joe Biden ka vendosur që zv.presidentja Kamala Harris të trajtojë çështjen e emigrantëve të paligjshëm në kufirin e SHBA-Meksikë.

Biden tha se ai po i jepte asaj një punë të vështirë por ajo ishte personi më i kualifikuar për ta bërë atë. Numri i njerëzve që kërkojnë të hyjnë në SHBA është rritur që kur Biden mori detyrën. Ato përfshijnë qindra të mitur të pashoqëruar të cilët mbahen në ambientet e ndalimit të imigracionit.

Paraardhësi i Biden, Donald Trump, u kritikua gjerësisht për trajtimin e qeverisë së tij ndaj migrantëve të rinj në kufirin SHBA-Meksikë. Por kritikët thonë se politikat e tij kanë çuar në një rritje të migrimit të paligjshëm.

Duke ia deleguar këtë çështje nënpresidentes Harris, Presidenti Biden po përpiqet të përsërisë të njëjtën gjë kur ai shërbeu si nënpresident në administratën e Presidentit Barack Obama. Obama ia dha Biden në fillim të mandatit të tij të parë detyrën për të udhëhequr përpjekjen e Shtëpisë së Bardhë për të tërhequr trupat amerikane nga Iraku.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shpreson t’u tregojë amerikanëve se po e merr seriozisht situatën në kufi pasi ai u ndesh me kritika të ashpra nga republikanët në lidhje me rritjen e fluksit të imigrantëve që kur ai mori detyrën në janar. Sfida gjithnjë e më madhe humanitare dhe politike në kufirin SHBA-Meksikë kërcënon të lërë në hije axhendën ambicioze legjislative të administratës së tij.

Sfida e Kamala Harris është të provojë se ka mënyrë për të ndaluar valën e migrantëve të padokumentuar që vijnë në SHBA nga Amerika Qendrore pa përdorur atë që demokratët e karakterizojnë si politikat drakoniane të administratës Trump.

Klan News









Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *