Kamala Harris: Emigrantë, mos ejani në SHBA

13:08 08/06/2021

Zëvendëspresidentja e konsideron udhëtimin shumë të rrezikshëm ku vetëm kontrabandistët përfitojnë

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, ka nxitur migrantët që vijnë nga Guatemala të mos përpiqen të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në udhëtimin e saj të parë jashtë shtetit që nga marrja e detyrës, ajo tha se udhëtimi në Veri ishte i rrezikshëm duke nxitur gjithnjë e më shumë kontrabandistët që të fitojnë në kurriz të njerëzve që kërkojnë një jetë më të mirë.

Harris paralajmëroi njerëzit të ktheheshin përsëri në kufi. Ajo është shprehur se qytetarët e vendeve të Trekëndëshit Verior ku bëjnë pjesë Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, së bashku me Meksikën, kanë nevojë për një zhvillim ekonomik që premton një jetë më të mirë sesa përpjekja për të shkuar në SHBA.

Ajo ka qenë e ngarkuar nga Presidenti Joe Biden për të kontrolluar një rritje të migrimit në kufirin jugor. Harris e ka përshkruar detyrën e saj për të gjetur zgjidhur krizën , përfshirë korrupsionin dhe mungesën e mundësive ekonomike.

Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei, është shprehur se lufta kundër trafikut të drogës dhe korrupsionit është ndër çështjet kryesore të qeverisë. Harris tha se SHBA do të dërgonte 500,000 vaksina koronavirus në Guatemalë dhe do të siguronte 26 milionë dollarë  për të luftuar pandeminë atje. Rajoni është goditur rëndë nga virusi, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës.

Më shumë se 178,000 migrantë mbërritën në kufi këtë Prill, numri më i lartë i një muaji në më shumë se dy dekada .Më shumë se 40% e kanë origjinën nga rajoni i Amerikës Qendrore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *