Kamala Harris viziton Francën

kamala harris viziton francen
kamala harris viziton francen

00:02 10/11/2021

Vizita e zëvendës-presidentes amerikane synon të zbusë tensionet me Parisin

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka mbërritur në Paris për një vizitë katër-ditore, për përmirësimin e  marrëdhënieve me Francën, pas krizës të shkaktuar për nëndetëset.

Harris do të ketë bisedime me Presidentin francez Emmanuel Macron.

Aleanca mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës është më e vjetra e Amerikës dhe ndër më të fortat tona”, tha ajo në një deklaratë.

Takimi i nivelit të lartë vjen më pak se dy javë pasi Biden u takua me Macron në samitin e G20 në Romë dhe pranoi se administrata e tij kishte qenë e ngathët lidhur me mënyrën se si ka trajtuar marrëveshjen e nëndetëseve. I ashtuquajturi pakti “AUKUS” e shtyu Francën të tërhiqte ambasadorët e saj në Uashington.

Marrëveshja e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë synon të forcojë kapacitetin detar të Canberras, pasi administrata e Presidentit amerikan Joe Biden është gjithnjë e më e shqetësuar për ndikimin në rritje të Kinës në rajon.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts