“Kambanë alarmi për gjendjen e bujqësisë”/ PD reagon për fermerin që i dha fund jetës: Duhet mbështetje që këto fatkeqësi të mos ndodhin më





Partia Demokratike ka reaguar mbi ngjarjen në Roskovec, ku një 48-vjeçar i dha fund jetës, pasi nuk kishte mundësi të shlyente dot kredinë që kishte marrë për serat.

alibeaj

Në një reagim, deputeti i zgjedhur i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se kjo është një kambanë alarmi për gjendjen ku ndodhet bujqësia. Sipas tij, duhet mbështetje në mënyrë që kjo fatkeqësi të mos ndodhë më.

Aliebaj thekson se PD e ka denoncuar me forcë braktisjen e skemës së subvencioneve për fermerët, ndërsa shton se opozita do të jetë në mbështetje të fermerëve.

“Një fermer i ka dhënë fund jetës në Roskovec, sepse prodhimi i serave të tij shitej me çmim shumë të ulët, dhe kësisoj, nuk arrinte të nxirrte fitime të mjaftueshme për të paguar kredinë.

PD e ka denoncuar me forcë braktisjen e skemës së subvencioneve për fermerët, duke favorizuar 2-3 oligarkë importues që sjellin nga jashtë çdo produkt që fare mirë mund të ishte vendas.

Fermerët e kanë të pamundur të paguajnë këstet e kredisë çdo muaj, pasi prodhimet e tyre për shkak të rënies së konsumit dhe konkurrencës së pandershme që u bëhet me produkte importi, në shumicën e rasteve nuk shiten.

Fatkeqësi të tilla janë një këmbanë alarmi për situatën në të cilën ndodhet sot ekonomia dhe bujqësia shqiptare. Në këtë ditë të vështirë, ne ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit.

Zëri ynë në mbështetje të fermerëve ka qenë përherë i fortë, me propozime konkrete në mbështetje të njerëzve të punës që sakrifikojnë cdo gjë për të punuar ndershmërisht dhe për të dhënë kontributin e tyre në shoqërinë tonë. Zëri ynë në mbështetje të fermerëve do të jetë edhe më i fortë, që këto tragjedi të mos ndodhin më!” shkruan Alibeaj.

LEXO EDHE:

Nuk shleu dot kredinë për sera, vetëvritet 48-vjeçari në Roskovec. Flasin fqinjët: Dëgjuam të bërtiturat e të shoqes…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *