Kamerun, 10 të vdekur nga shembja e një miniere

Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën nga shembja e një miniere ari në Kambeli, në lindje të Kamerunit.

Zyrtari lokal Gregoire Mvongo deklaroi se në shembjen e minierës humbën jetën së paku dhjetë persona të cilët ilegalisht bënin gërmime në minierë.

Mvongo theksoi se në fatkeqësi u lënduan gjashtë persona.

Në minierat që gjenden në veri dhe lindje të vendit shpesh ndodhin aksidente vdekjeprurëse.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Minierave të Kamerunit, gjatë dy viteve të fundit kanë humbur jetën rreth 50 persona në 20 fatkeqësi që kanë ndodhur në minierat e vendit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *