Kamerun, ekzekutohet peshkopi i rrëmbyer nga grupi separatist

Në qytetin Mamfe në rajonin anglishtfolës të Kamerunit u ekzekutua peshkopi Christopher Eboka i cili u rrëmbye nga një grup separatist më 22 maj.

Sipas raporteve të mediave kombëtare bëhet e ditur se u vra peshkopi Eboka i cili u rrëmbye nga grupi separatist rreth 10 ditë më parë teksa po ngiste një biçikletë në Mamfe.

Që nga shpërthimi i krizës në rajonin anglishtfolës, rrëmbimet dhe kërkesat për shpërblim kanë qenë të shpeshta në dy rajonet anglishtfolëse të Kamerunit, në provincat jugperëndimore dhe veriperëndimore.

Kriza në rajonin anglishtfolës

Në Kamerun, pasi qeveria emëroi mësues dhe gjykatës që nuk flisnin anglisht në shkolla dhe gjykata në rajonet anglishtfolëse në jug dhe në veriperëndim, filluan të mbaheshin demonstratat në rajon në muajt e fundit të vitit 2016 ku shpërtheu kriza anglishtfolëse.

Grupet separatiste më 1 tetor 2017 njoftuan se kishin krijuar një shtet simbolik të quajtur “Ambazonia” në përvjetorin e tranzicionit të vendit në federalizëm në vitet 1961-1972, dhe shpallën anglishten si gjuhë zyrtare.

Sipas të dhënave më të fundit, të paktën 3.000 njerëz humbën jetën në përplasjet midis ushtrisë dhe separatistëve gjatë krizës anglishtfolëse, 679.000 njerëz u zhvendosën dhe 40.000 të tjerë u strehuan në vendet fqinje.//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *