“Kampe refugjatësh edhe në Kosovë”? – Rama tregon prapaskenat për Rai3: Bechetti? Zotëria është një kriminel i dënuar me 17 vite! 130mln euro?! Jemi në gjyq në Belgjikë

kampe refugjatesh edhe ne kosove rama tregon prapaskenat per rai3 bechetti zoteria eshte nje kriminel i denuar me 17 vite 130mln euro jemi ne gjyq ne belgjike

































Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës për median italiane Rai3 është pyetur ndër të tjera nëse ka kërkuar të ngrihen kampeve për refugjatët në Kosovë, pas atyre në Gjadër.

edi rama rai3 intervista

Kreu i qeverisë ka mohuar diçka të tillë duke thënë se nuk ka pse të kërkojë ngritjen e tyre në Kosovë, ndërsa shton se “ndoshta e kanë kërkuar të tjerë’.

“Pse duhet t’ia kërkoj? Jo. Ndoshta e kanë kërkuar të tjerë. Më duket se patën bërë një marrëveshje me Danimarkën, po nuk di si ka vajtur”, tha Rama.

Më tej, kryeministri është ndalur edhe tek çështja “Becheti”, për të cilin e u shpreh se “zotëria është një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj. Kaq”.

Sa i përket 130 milion eurove që një gjykatë ndërkombëtare ka dënuar Sqhipërinë t’i paguaj Bechetit, Rama theksoi se historia ende nuk ka mbaruar, dhe se jemi në një proces gjyqësor në Belgjikë.

Pjesë nga intervista

Rai3: Shqipëria do të pranojë qendra të tjera?

KM: Shqipëria e ka bërë këtë – dhe do doja të ishte e qartë – jo pse ishte hera e parë që merrte një kërkesë të tillë. Kemi marrë të njëjtat kërkesa nga vende të tjera dhe i kemi refuzuar, sepse ishin të pakuptimta. Një gjë është të jesh vend fqinj, me historinë e përbashkët që kemi. Italia është Shqipëria dhe Shqipëria është Italia, në mënyrën se si i shoh unë gjërat dhe në frymën e dy popujve tanë. Por, të presësh këtu njerëz të shkretë që i sjellin nga Anglia, nuk është diçka që bëhet. Duhet të krijohen sinergji të një tjetër lloji. Pra, jo. Kurrë.

Rai3: Ju i keni kërkuar Kosovës të hapë qendra të tjera?

KM: Unë?

Rai3: Po, qendra për migrantët, Ka një diskutim të tillë?

KM: Jo. Pse duhet t’ia kërkoj? Jo.

Rai3: Nuk është diskutuar asnjëherë kjo?

KM: Nuk e di. Ndoshta e kanë kërkuar të tjerë. Më duket se patën bërë një marrëveshje me Danimarkën, po nuk di si ka vajtur.

Rai3: Ah, Danimarka donte të ngrinte qendra për migrantët në Kosovë?

KM: Më duket se ka pasur një diskutim të tillë, po.

Rai3: Dëgjoni, Bechetti… Bechetti mbeti keq. E di, thoni që nuk e njihni.

KM: Bechetti është pika juaj e dobët, e di.

Rai3: E imja? Jo.

KM: E keni dobësi.

Rai3: Report ka bërë një emision mjaft të ashpër për Bechettin.

KM: Atëherë, zotëria është një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj. kaq.

Rai3: Por një gjykatë ndërkombëtare ju ka dënuar t’i paguani 130 milionë euro. Pse nuk e zbatoni këtë vendim?

KM: Sepse kjo historia ende nuk ka mbaruar. Jemi në një proces gjyqësor në Belgjikë dhe kush mendon se kjo histori është mbyllur, besoj se do t’i duhet të rimendohet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts