Kanabisi në repartin ushtarak në Zall Herr, lirohen nga qelia tre ushtarakët

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia tre ushtaraket, shefin e zbulimit Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda.

Ata u akuzuan për shpërdorim detyre. Gazearja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Kujtojmë se brenda rrethimit të bazës ushtarake në Zall Herr u zbuluan 125 bime kanabis që ishte e ndarë në 6 parcela.

Theksohet se shtetasi Gramoz Mullai, me detyrë shef i zbulimit, në deklarimet e para kishte pranuar që kanë konstatuar lëndën narkotike që në datën 10 korrik dhe kishte vënë në dijeni eprorin, por nuk kishte mbajtur procesverbal.

Dy ushtaraket e tjerë kanë pretenduar se nuk kane konstatuar asgjë të paligjshme dhe se për shkak të territorit të thyer nuk është kontrolluar e gjithë zona.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts