Kanabizimi, lojërat e fatit, amnistia fiskale/ A është ky “Trekëndëshi financiar i Bermudës” që garanton mandatin e katërt të Edi Ramës?









Edi rama mandati i 4- trekendeshi

Gazeta Shqiptare.al / “Mandatin e katërt ne do e fitojmë, kjo nuk diskutohet, por fokusi është 2021-2025. E shoh veten diku tjetër pas 2030-ës”. Vetësiguria me të cilën foli Edi Rama në një intervistë televizive pak ditë para Kongresit të PS, mund t’i jetë dukur dikujt e tepërt.

Nuk është hera e parë që politikanët “mbi kalë” flasin me mendjelehtësi për pushtetin e tyre. Kur ishte kryeministër, Berisha gajasej në Kuvend dhe i thoshte Ramës: Sa të kem ty përballë, këtu më keni kryeministër…

Por, Berisha “e theu hundën” keqazi në zgjedhjet 2013, doli në opozitë dhe u dorëhoq si kryetar i PD.

Ndryshe nga Berisha, Edi Rama ka një plan konkret për “mandatin e katërt” dhe po punon që sot, përditë, për ta zbatuar atë.

Ja ç’tha ai në Asamblenë e PS javën e kaluar:

“Herën e katërt do ta kemi më të vështirë se këtë të tretën. Nuk e luan topi se detyra ndaj gjithë atyre që na besuan, është të bëjmë të pamundurën për t’ja dalë të rikonfirmohemi përsëri pas 4 vitesh”.

Të bien në sy menjëherë 2 gjëra.

E para, Edi Rama vetëm mendjelehtë nuk është. Mendjelehtë janë ata që mendojnë se kryetari i PS mezi pret të humbë zgjedhjet dhe të nisë “jetën e tretë” si artist krijues, mes lapëstilave dhe poçeve të baltës diku në rrënojat pranë Kryegjyshatës. Edi Rama e do pushtetin, nuk është “i dehur” me të, madje ka ende etje. Kujtoni që ai kandidoi për mandat të katërt si kryetar bashkie në Tiranë, pavarësisht se shumë miq e kolegë (duke përfshirë mikun më të ngushtë të kohës, Koço Kokëdhimën) i kërkonin të mos e bënte këtë.

Pra, mendjelehtë janë ata që mendojnë se Rama “do lodhet e do konsumohet nga pushteti” dhe do ia lerë pasardhësit të tij në krye….

VIJO LEXIMIN NE GSH.al (KLIKO KETU) 

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.