Kanada, nëpunësit shtetërorë duhet të vaksinohen deri në fund të tetorit

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka njoftuar se prej të gjithë nëpunësve të sektorit publik në vend kërkohet që të marrin vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) deri më 30 tetor.

Në konferencën për gazetarët në kryeqytetin Ottawa, Trudeau tha se përveç nëpunësve të sektorit publik, edhe punonjësit e kompanive shtetërore, si dhe të gjithë pasagjerët që dëshirojnë të udhëtojnë me avion, stacion hekurudhor dhe përmes detit janë të obliguar të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Nëpunësit shtetërorë doemos duhet që deri më 30 tetor të kenë dëshmi se janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.

Nevojitet që autoritetet federale të miratojnë vendimin për vaksinimin e detyrueshëm deri më 29 tetor.

Parashihet që punonjësit federalë që refuzojnë vaksinimin të dërgohen në pushim pa pagesë deri më 15 nëntor.

Punëdhënësit dhe punonjësit në transportin ajror, hekurudhor dhe ujor të rregulluar nga qeveria federale gjithashtu kanë kohë deri më 30 nëntor për t’u vaksinuar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *