Kanada/ Po priste barin, 27-vjeçarja përplaset për vdekje nga një avion i vogël

Një vajzë 27-vjeçare humbi tragjikisht jetën në një fushë aviacioni në Kanada në një aksident të frikshëm të ndodhur pasditen e së hënës. Ajo po priste barin kur u përplas për vdekje nga një avion i vogël, që po ulej në pistë.

Vajza, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, po punonte pranë pistës së Saint Esprit, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

“Ajo që dimë është që gruaja ndodhej mbi një traktor duke prerë barin dhe kur avioni ishte në ulje e goditi”, tha për CNN, Marc Tessier, një zëdhënës i bashkisë së Quebec.

27-vjeçarja punonte për një kompani që kujdesej për mirëmbajtjen e pistës së avionëve. Ajo u dërgua në spital menjëherë pas ngjarjes, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Ndërsa piloti i avionit nuk pësoi dëmtime, por u dërgua në spital nga një shok.

Avioni ishte një model Nanchang CJ-6 dhe në krahët e tij të mund të dalloheshin dëmtimet nga përplasja. Avioni ishte privat dhe piloti ishte pronari i tij. Për këtë incident autoritetet kanadeze kanë nisur hetimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *