Kanada, vaksina AstraZeneca rekomandohet për moshat mbi 65 vjeç

Komiteti shkencor që këshillon qeverinë e Kanadasë për vaksinimin zgjeroi rekomandimin e tij për përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 për personat e moshës mbi 65 vjeç .

Ky është një ndryshim i qëndrimit për Komitetin Këshillues Kombëtar për Imunizimin (NACI), i cili, në fillim të marsit, rekomandoi në vend që të kufizonte përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat nga 18 deri në 64 vjeç.

NACI theksoi në një njoftim për shtyp se kishte marrë parasysh tre studime të fundit mbi efektivitetin e vaksinës “në një situatë reale” për të mbështetur këtë ndryshim në rekomandim.

“Komiteti fillimisht kishte kufizuar përdorimin e vaksinës për personat e moshës 18 deri në 64 vjeç duke pasur parasysh numrin e vogël të personave mbi 65 vjeç që kishin marrë pjesë në provat klinike të fazës 3 të vaksinës së AstraZeneca”, theksoi ai.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *