Kanadaja autorizon vaksinën Pfizer për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç

21:24 05/05/2021

Kanada ka njoftuar sot se ka autorizuar vaksinën Pfizer/BioNTech që të përdoret për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, si një masë mbrojtëse kundër Covid.

Rezultatet e provave klinike të vaksinës Pfizer/BioNTech treguan se efikasiteti i tij është 100% tek të rinjtë e moshës 12 deri në 15 vjeç. Këto rezultate janë bërë publike nga kompania e prodhimit të vaksinave.

Ndërkohë Supriya Sharma, këshilltari kryesor mjekësor i shëndetit në Kanada ka treguar dhe efektet anësore që mund të shkaktohen nga vaksina. “Efektet anësore më të zakonshme të raportuara ishin të përkohshme dhe të lehta, si dhimbje në krah, apo dhe temperaturë“, tha ai.

CNN raporton se udhëzimet se kur dhe si të fillojë shpërndarja e vaksinës tek fëmijët do të përcaktohet nga Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë.

Ndërkohë dhe në SHBA, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave është gati të autorizojë vaksinën e Pfizer/BioNTech për fëmijët të moshës 12 deri në 15 deri në fillim të javës së ardhshme./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *