Kanadaja do të vendosë “bojkot diplomatik” ndaj Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi se do të zbatohet një bojkot diplomatik ndaj Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, por se atletët mund të marrin pjesë në gara.

Kryeministri kanadez Trudeau mbajti një konferencë shtypi me ministren e Jashtme Melanie Joly dhe ministren e Sportit Pascale St-Onge në kryeqytetin Otava.

Trudeau tha se janë duke negociuar me aleatët e Kanadasë për këtë çështje dhe se do të zbatojnë një bojkot diplomatik ndaj Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin.

Trudeau vuri në dukje se atletët mund të marrin pjesë në gara, por asnjë ministër apo diplomat nuk do të marrë pjesë në emër të vendit.

Një hap të njëjtë më parë e kanë njoftuar edhe Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.