Kanadaja shkon në zgjedhje të parakohshme

20:05 15/08/2021

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka thirrur zgjedhje të parakohshme të përgjithshme teksa Kanadaja po hyn në valën e saj të katërt pandemike.

Zgjedhjet e përgjithshme vijnë ndërsa sondazhet tregojnë se qeveria e tij liberale e pakicës duket brenda mundësive për të formuar një shumicë.

Udhëheqësi 49-vjeçar në një deklaratë për mediat tha se “kanadezët duhet të zgjedhin se si ta përfundojmë luftën kundër Covid-19“.

Tashmë kanadezët duhet të zgjedhin qeverinë e re në 20 Shtator, dy vite para afatit të përcaktuar. Trudeau takoi sot Guvernatorin e Përgjithshëm të Kanadasë Mary Simon dhe i kërkoi të shpërndajë Parlamentin.

Udhëheqësi kanadez tha se zgjedhjet e përgjithshme janë nevojshme në mënyrë që votuesit të kenë të drejtë të zgjedhin se si duan të qeverisën më tej./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *