Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë/ 14 oligarkë rusë dhe familjet e tyre do të…

kanadaja vendos sanksione te reja ndaj rusise 14 oligarke ruse dhe familjet e tyre do te
kanadaja vendos sanksione te reja ndaj rusise 14 oligarke ruse dhe familjet e tyre do te

Kanadaja ka thënë se po vendos sanksione shtesë ndaj oligarkëve rusë dhe po ndalon eksportin dhe importin e mallrave luksoze të synuara drejt dhe nga Rusia.

“Masat e reja do të vendosin kufizime për 14 individë duke përfshirë oligarkët rusë, anëtarët e familjeve të tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin. Këta individë kanë mundësuar drejtpërdrejt luftën e pakuptimtë të Vladimir Putinit në Ukrainë dhe mbajnë përgjegjësi për dhimbjen dhe vuajtjet e popullit të Ukrainës”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Ndalimi i importit do të synojë mallrat ruse duke përfshirë pijet alkoolike, ushqimet e detit, peshkun dhe diamante jo-industriale, ndërsa ndalimi i eksportit do të synojë mallrat luksoze si këpucët, veshjet luksoze dhe bizhuteritë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts