Kanadaja zotohet për të ndihmuar vendet me naftë

21:12 27/03/2022

Kanadaja thotë se mund të sigurojë më shumë naftë, gaz dhe uranium për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të energjisë. Çmimet janë rritur si rezultat i mungesës me furnizime ruse në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.

Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Wilkinson thotë se shumë vende janë të përkushtuara “të ndihmojnë sa më shumë që të munden në drejtim të zhvendosjes së naftës dhe gazit rus”.

Prodhuesi i katërt më i madh i naftës në botë është zotuar të eksportojë 200,000 fuçi naftë shtesë.

Kompania më e madhe në vend e tubacioneve Enbridge i tha BBC-së se është “e përgatitur të bëjë çfarë mundemi për të rritur sigurinë e energjisë si për Amerikën e Veriut ashtu edhe për Evropën”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.