
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Berlin se Gjermania do të angazhohet me këmbëngulje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Për Gjermaninë Ballkanin Perëndimor ka rëndësi strategjike. Në këtë takim të parë në thelluiam në një sërë temash për koordinimin e qasjes tonë përballë luftës kundër Ukrainës.
Agresioni na bën të qartë se arritjen e dekadave të fundit nuk janë më të vetëkuptueshme. Gjermania angazhohet me këmbëngulje për hapjen sa më shpejt të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ka rëndësi për stabilitetin në rajon”.
Ai vlerësoi marrëdhëniet me Shqipërinë dhe qëndrimin e kësaj të fundit në raport me luftën në Ukrainë. Scholz tha se nesër do të nënshkruhet në Tiranë një marrëveshje për njohjen e patentave duke e cilësuar këtë një hap në favor të raportit mes dy vendeve.
“Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë të shkëlqyera. Unë gëzohem që në marrëdhëniet bilaterale kemi para nesh një përmirësim të ndjeshëm. Nesër do të nënshkruhet në Tiranë një marrëveshje reciproke për njohjen e patentave. Shqipëria ka bërë hapa për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha kancelari gjerman.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al