Kancelari gjerman: Nëse Rusia sulmon Ukrainën do të paguajë një çmim të lartë

Perëndimi ka akuzuar Rusinë se po përgatitet për të pushtuar Ukrainën.

Nga ana e saj Moska i ka hedhur poshtë këto akuza dhe kërkon garanci nga NATO se nuk do të ketë më zgjerime në lindje.

Kancelar gjerman, Olaf Scholz është shprehur se Gjermania është e gatshme të diskutojë për ndalimin e gazsjellësit Nord Stream 2 nëse Rusia sulmon Ukrainën.

‘Është e qartë se çmimi do të jetë i lartë dhe se gjithçka do të diskutohet nëse ka një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë’, ka thënë më tej Scholz gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.